Besimtarët myslimanë mbushën xhamitë e qytetit të Shkodrës për të kryer ritin e faljes së Kurban Bajramit.
Myslimanët e Bulqizës i priu në faljen e kurban bajramit Myftiu Sejdin Strazimiri i cili në fjalën e tij përpara besimtarëve tha se sot është një ditë e veçantë për gjithë vitin, dita ku të gjithë njerëzit duhet të respektojnë njeri-tjetrin duke lenë mënjanë mëritë dhe idhnimet.
Kremtimi Kurban Bajranit nuk mungoi edhe në Dibër nga ku pas faljes besimtarët uruan njëri tjetrin.
Edhe besimtarët mysliman në Lezhë u mblodhën që herët në mëngjes për të pritur orarin e riteve të veçanta të faljes së Kuban Bajramit një datë e rëndësishme në kalendarin e fesë islame.
Sikurse edhe vitet e shkuara në Durrës lutjeve iu bashkuan edhe shumë të rinj.
Këto janë pamjet që ofronte mëngjesi i sotëm në Elbasan me një numër të madh besimtarësh duke u lutur.
Në Fier, Lushnjë dhe Korçë, besimtarët e këtyre qyteteve u lutën për një të ardhme më të mirë.
Ndërsa në Vlorë besimtarët myslimanë mbushën sheshin përpara xhamisë së Plumbit.
Ceremonia e faljes së Kurban Bajramit në Vlorë Kreu i Myftinisë së rrethit Vlorë, Armand Asllani , në fjalën e tij theksoi dhe kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.
Top Channel