Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 21 raste të tjera të COVID-19 dhe vetëm një të vdekur.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 155.951, ndërsa numri i viktimave në 5.488.

Të dhënat tregojnë se 14 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar numrin në 150.237.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 226.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 935.732 teste për COVID-19, përfshirë 3.219 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA