Edith Harxhi ishte sot e ftuar në “Top Talk”, ku foli për “situatën kritike të Partisë Demokratike”.

Sipas saj, Partia Demokratike është rrudhur më shumë se kurrë ndonjëherë.

Berisha e legjitimoi përfundimisht Bashën si kryetar partie, pavarësisht se unë nuk e njoh si kryetar partie. Është kryetar me 30% të anëtarëve të votuesve vetëm. PD shumë shpejt do të zhduket nëse do të vazhdojë kështu”.

E pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja për deklaratat e mëparshme të saj, se Basha nuk lejohet të udhëtojë drejt Amerikës, Harxhi thotë se është më shumë se dyshim.

Kam bërë një deduktim logjik të gjendjes së Bashës, për të udhëtuar në SHBA, dhe në bazë të disa informacioneve, pasi unë vij nga fusha e diplomacisë vetë e di dhe nuk është thjesht dyshim”.

Ish-kandidatja për kryetare e së djathtës, shprehet se kryetari aktual i PD-së ka shfrytëzuar për interesin e tij praninë e ish-kryetarit, Sali Berisha në kuvendin kombëtar të së djathtës, në 17 korrik.

Basha ka përdorur praninë e Berishës në kuvendin kombëtar. Ai kërkon çdo lloj mbështetje, ndihet mirë në mbështetjen e Berishës. Kishte nevojë të dilte dhe t’i tregonte, qoftë edhe vetes së tij, që përkrahja nuk ka humbur”.

Në zgjedhjet brenda partisë, që u mbajtën në 13 qershor, pas humbjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare, Lulzim Basha arriti të marrë mandatin e tretë në kryer të partisë, me , 32.882 vota nga 41.000 demokratë që morën pjesë në votim .

Edit Harxhi mori  991 vota, Agron Shehaj me 6.038 vota dhe  Fatbardh Kadilli 763 vota.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA