Shiu përmbyti Prishtinën/ Banorët thonë se me këtë situatë përballen sa herë që ka reshje
19/07/2021 19:48
Intensiteti me të cilin ra shiu në vendet e prekura nga vërshimet në Gjermani, ishte 154 litra për metër katror.
Ndërsa në Prishtinë megjithëse ra 132 litra më pak, pra vetëm 22 litra për metër katror, shkaktoi vërshime në sheshet e rrugën e kryeqytetit.
Krejt kjo për shkak se sistemi i kanalizimit është i mbingarkuar për shkak të numrit të madh të banorëve që ka kryeqyteti.
E banorët të cilët patën probleme, tregojnë se me situatë të tillë përballen sa herë që bie shi.
Në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës tregojnë se të reshurat në Prishtinë dhe qytetet e tjera nuk hyjnë në mesin e reshjeve me intensitet të lartë.
Aliu tregon se ditët me shi do të përfundojnë të martën.
Top Channel