Tiranë/ Xhama të zinj dhe targa në vendin e gabuar te makinat, disa shoferë nën hetim

18/07/2021 12:33

Disa drejtuar mjetesh janë vënë nën hetim, pasi janë në mjetet e tyre janë identifikuar ndryshime të bëra në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Rrugorët e kryeqytetit, krahas detyrave me karakter parandalues në raport me sigurinë rrugore, kanë vijuar paralelisht edhe kontrollin e mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi shtetëror apo shërbimi publik, si dhe ato me sisteme shtesë pamore e zanore që përdoren në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në ligj.

Në funksion të kontrolleve, dy ditët e fundit janë verifikuar një numër i konsiderueshëm mjetesh, si dhe janë proceduar 3 drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 të Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar “Qarkullimi i automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave”.

3 drejtuesve të mjeteve iu janë pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve të parashikuara në ligj. Drejtuesit e disa automjeteve të tjera janë proceduar administrativisht për xhamin ballor të errësuar dhe për mosvendosjen e targave në vendin e caktuar.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh, të cilët janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke konsumuar veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA