Silverstone me format të ri/ Formula 1, Versappen fiton mini-garën

18/07/2021 12:24

Max Verstappen arrin një sukses historik në Formula 1, teksa fiton garën e parë Sprint kualifikuese në Cmimin e Madh të Silverstone në Botërorin e Formula 1.

Piloti holandez me fitoren e kësaj minigare siguroi pole position për garën e vërtetë që do të zhvillohet pasditen e kësaj të diele.

verstappen  tregoi se e ka marrë seriozhit objektivin për të ndryshuar hierarkitë në Formula 1 edhe në risinë e vitit në këtë kampionat, teksa fiton këtë garë të parë sprint të sezonit, janë edhe 2 të tjera për t’u zhvilluar, një fitore që i dha mundësinë holandezit që të fitojë edhe pole position, që është e katërta radhazi për të, duke fituar kështu të drejtën për të nisur garën nga vendi i parë. për më tepër, Verstappen me fitoren e kësaj minigare fitoi edhe 3 pikë  të rëndësishme për t’u shkëputur më shumë nga Leëis Hamilton.

Britaniku në fund të 17 xhirove të minigarës, u pozicionua në vendin e dytë duke fituar 2 pikë, ndërkohë që në të tretin u rendit piloti tjetër i mercedes, Valtteri Bottas që fitoi 1 pikë. Finlandezi do të nisë garën nga vija e dytë e startit përkrah pilotit të Ferrarit, Charles LeClerc i renditur në vendin e katërt i ndjekur nga Norris dhe Ricciardo. përsa i përket pilotit tjetër të Kokëkuqes italiane, Carlos Sainz, spanjolli u rendit i 11 në një garë ku u përfshi edhe në një incident me Russell.

Top Channel