Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan të dielën se janë regjistruar shtatë raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja dolën pas testimit të 2.202 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe dy pacientë, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Sipas të dhënave, që prej marsit të vitit 2020 e deri më 18 korrik 2021, Kosova ka regjistruar 107.903 raste me koronavirus. Prej tyre, 2.264 pacientë kanë vdekur dhe 105.536 janë shëruar.

Raste aktive janë 103./ REL

Top Channel