25/11 16:24
“Pushime On Top” solli këtë të shtunë destinacionet më të mira të transmetuara gjatë javës, por edhe plot momente gazmore.
Prapaskena, momente të sikletshme për moderatorët, situata komike, të gjitha këto u sollën pa filtra për publikun.
Por, si rrallëherë, autorja dhe moderatorja Ori Nebijaj dhe moderatori Flori Gjini zbuluan disa sekrete personale.
Biseda mes tyre
Ori: A ta zbulojmë sa të gjatë jemi me të vërtetë? Unë jam 1.73.
Flori: Dhe unë jam 1.84.
Ori: Sa kg je?
Flori: Kam dy vite pa u peshuar.
Ori: Ok, do ta nxjerrim në Pushime On Top, do ta peshojmë me kamera nga pas Florin. Unë jam 60 kg.
Flori: Unë duhet të jem diku te 85-90 kg besoj, por muskul jam.
Top Channel