Lajme jo të mira nga Tokio/ Tre sportistë rezultuan të infektuar me covid-19

18/07/2021 12:22

Në Lojërat Olimpike të Tokios menjëherë kanë ardhur lajme të këqija që kanë të bëjnë me Covid 19, edhe pse në vend nuk kanë mbërritur të gjithë delegacionet pjesëmarrëse.

Tre sportistë kanë rezultuar të prekur nga coromnvirusi vetëm 5 ditë përpara fillimit të evenimentit. Dy prej sportistëve , kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur, janë rezidentë në fshatin olimpik., ndërsa sportisti i tretë nuk ndodhej në ambientet e brendshme të Fshatit Olimpik.

Megjithatë organizatorët e Lojërave Olimpike nuk shprehen të shqetësuar. Shefi për median i kompeticionit, Hide Nakamura tha se është e pamundur që të mos regjistrohen raste pozitive me Covid, por ai siguroi se situata është nën kontroll.

Lojërat Olimpike të Tokyos do të nisin në 23 korrik dhe në Fshatin Olimpik do të akomodohen 11 mijë sportistë. Vlen të theksohet se Tokio është në gjendje emergjence për shkak të Covid-19 dhe do të qëndrojë në këtë status deri në 22 gusht.

Top Channel