Një 40-vjeçar nga Rumania është plagosur sot në Lezhë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte, duke dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas , në fshatin Pishkash. Shtetasi me iniciale A.B është dërguar në spital dhe po merr ndihmën ,mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.07.2021, rreth orës 11:30, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas , në fshatin Pishkash, mjeti tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin A.B., 40 vjeç, me shtetasi Rumune, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është transportuar në Spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Top Channel