Foto/ Nis përkeqësimi i motit, rrufe në qiellin e Prishtinës

18/07/2021 02:20

Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur përkeqësimi i motit dhe disa rrufe janë fotografuar gjatë orëve të mesnatës në Prishtinë.

Prishtina Weather ka publikuar disa fotografi nga rrufeja, duke theksuar se sasia e të reshurave deri në mbrëmje sot arriti në 14mm, derisa edhe me të reshurat e djeshme total janë 23mm.

“Sonte aty nga ora 20 intensiteti i reshjeve ishte 108mm në orë, por natyrisht kjo vetëm në çast, se po të vazhdonte me këtë ritëm mund të kishim deri në 100mm shi për një orë”, thuhet në njoftim.

Top Channel