Sot është një nga ditët më të lumtura për Hueyda El Saied.

Përmes një postimi në Instagram, Hueyda ka treguar se tashmë janë një familje e vërtetë. Me anë të një fotoje me duart bashkuar, ajo tregoi se bashkëshorti Thierry ka birësuar djalin e saj, Gabrielin.

“Babe e bir… Duart me te bukura ne bote per mua.
Miqte e mi, sot kam zemren plot dashuri e krenari. Ashtu si dhe secili prej jush dhe une kam shume arsye qe të mburrem. Arrdhja e Gabrielit ne jeten time dhe me pas ajo e Thierryt ne jeten tone ishin ishin nder gjerat me te bukura qe kisha perjetuar deri me 2017.

Por 2021-shin pavaresisht gjithe problemeve qe ka sjelle pandemia do te mbetet viti me i bukur per familjen tone.Tashme jemi ligjerisht te tre nje familje e vertete, se të tre kemi mbiemrin Grosjean, une nga martesa dhe Gabrieli nga biresimi. Me ne fund kam familjen qe kam enderruar. Thierry me shaka thote qe na ka zgjedhur Gabrielin dhe mua ne katallog, por Gabrieli dhe une themi te njejten gje per te, ndaj falenderojme Zotin qe beri qe Thierry te “hapte” faqen ku ishte fotografia jone e nuk u tremb teksa pa qe po lotonim. Perfundimisht jeta ka me shume imagjinate se ne dhe eshte e bukur, shume e bukur madje,”– shkruan Hueyda.

Pavarësisht gjithë problemeve që ka sjellë pandemia, për Hueyda viti 2021 do të mbetet më i bukuri për familjen e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA