Ceremonia e hapjes/ Lojërat olimpike, parada e skuadrave sipas alfabetit japonez

18/07/2021 19:44

Në 23 korrik startojnë Lojërat Olimpike të Tokios me ceremoninë e hapjes së tyre, pjesë e së cilës do të jetë edhe parada e prezantimit të 207 delegacioneve pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Mësohet se prezantimi i skuadrave është vendosur të bëhet sipas alfabetit japonez, ndërkohë që sipas traditës, ajo që do të hapë këtë paradë do të jetë Greqia, ndërsa e dyta në radhë do të jetë Skuadra Olimpike e Refugjatëve.

Japonia do të mbyllë paradën, por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që skuadra e parafundit do të jetë ajo që do të presë olimpiket e ardhshme, dmth Franca, ndërsa përpara transalpinëve do të bëjë sfilatën e saj skuadra e SHBA, vend që do të presë Olimpiket e 2028.

Top Channel