Personi që mbajti me dhunë gjykatësin Arqile Basho, u arrestua nga policia dhe sot është lënë në burg nga gjykata.

Dy vëllezërit e tij të pranishëm në incidentin që ndodhi në gjykatën e Vlorës u lanë me arrest shtëpie. Pas vendimit të gjykatës pati shumë tensioni nga familjarët

Konflikti që çoi në këtë seri incidentesh ka të bëjë me pronësinë e disa apartamenteve.

Pjesëtarët e familjes Myslimi në Vlorë thonë se apartamentet e tyre si pronarë toke janë shitur nga dy herë. Për 8 vite me radhë ata kanë vijuar gjyqet.

Top Channel