Ky është 43 vjeçari Besnik Berisha i cili për një borxh prej 15.000 stërlinash ekzekutoi në veri të Londër vitin e kaluar dy shqiptarë.
Gjykata angleze Old Bailey ky gjykohen krimet e rënda e dënoi Besnik Berishën me burg përjetë por me të drejtën e daljes përpara komisionit të vlerësimit pas 33 vitesh.
Bashkëpunëtori i Berishës në këtë vrasje të dyfishtë Kaziku Tuwisana, 33 vjeç do të qëndroj në burg për 31 vite.
Berisha dhe bashkëpunëtori xhamaikian, më 18 Dhjetor 2019 ekzekutuan Arber Feskon dhe Shkelqim Pajën të cilët kishin shkuar për ti kërkuar borxhin.
Këtë borxh Besnik Berisha kishte kohë që nuk po ia kthente Shkëlqim Pajës. Besnik Berisha përpara se të ekzekutonte dy patriotët e tij është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në disa dyqane ku bleu doreza dhe lëndë djegëse.
Në rrugën Courtlands Avenue policia u njoftua për një sherr mes disa personave të cilët godisnin njëri-tjetrin
Pas vrasjes Benik Berisha e vuri trupin e Arben Feskos në bagazhin e një mjeti tip mercedez dhe e abandoi disa rrugë më tutje vend-vrasjes.
Ndërsa një ditë më pas trupi Shkëlqim Pajës u gjet i hedhur në zonën Hertfordshire.
Detektivi Pete Walker, nga departamenti krimeve në policinë metropolitane londineze që hetoi vrasjen e dyfishtë tha se: “provat e mbledhura flasin vetë dhe ishin të pakundërshtueshme që këta dy burra u përfshinë në vrasje brutale.
Asnjë nuk mund ti rikthejë viktimat, Shkëlqimin dhe Arbenin por unë shpresoj se dënimet e dhëna sjellin sadopak drejtësi për familjet e tyre”.
Top Channel