Rendimenti më i lart që shënoi gruri vitin e kaluar, shtyu bujqit që në vjeshtë, të mbjellin pesë mijë hektar tokë më tepër.

Por, pritjet e bujqve nuk po përmbushen, pasi rendimenti po del të jetë më i ulët se vitin paraprak.

Sipas të dhënave të para, rendimenti është nga katër mijë deri në katër mijë e treqind kilogram për hektar.

Drejtuesit e Departamentit për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, thonë se temperaturat e larta që kanë shënuar në fazën e pjekjes kanë ndikuar në rendiment.

Kjo sasi e grurit pritet t’i përmbush më pak se 70 përqind të nevojave të tregut.

Ndër vite, sipërfaqja e mbjellë me grurë ka shënuar rënie, krejt kjo për shkak të çmimit jo të favorshëm në treg, si pasojë e importit nga rajoni.

Me qëllim të rritjes së kapaciteteve, ministria i subvencionon bujqit me 150 euro për hektar.

Vitin e kaluar janë subvencionuar rreth 11 mijë bujq, të cilët kishin të mbjellë grurë në sipërfaqe prej 47 mijë hektarësh.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA