Vendimi i UEFA-s, Stambollit i jepet sërish finalja e Championsit, por në vitin 2023

16/07/2021 21:52

Stambolli rifiton të drejtën për të organizuar finalen e Champions League që e humbi për edicionin e kaluar për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjen e kësaj të premteje vendosi që në kryeqytetin e Turqisë të zhvillohet finalja e vitit 2023, ndërsa Mynihut i shtyhet organizimi i finales në vitin 2025.

“Pas zhvendosjes së finales së Ligës së Kampionëve 2021 nga Stambolli në Porto, u vendos finalja e edicionit 2023 të luhet në “Stadiumin Olimpik Ataturk”, në Stamboll. Inaugurimi i sezonit të klubeve evropiane, i cili përfshin shortet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Europa League dhe League League, do të bëhet në Stamboll në fund të gushtit për sezonet 2021/22 dhe 2022/23. Si pasojë, finalja e Champions League, në Mynih, do të luhet në qytetin gjerman në 2025. Wembley stadiumi do të ruajë të drejtën për të pritur finalen e Champions në vitin 2024″, – shkruhet në vendimin e UEFA-s.

Finalet e tri kompeticioneve të tjera janë caktuar në dy qytete që nuk ishin në gjendje të prisnin Kampionatin Evropian 2020 për shkak të COVID. Dublini do të presë finalen e Europa League-s në vitin 2024, ndërsa Bilbao do të organizojë finalen e Championsit të femrave në vitin 2024 dhe atë të Europa League-s në vitin 2025.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA