UET, projekt të ri zhvillimi/ Shpallen tre risitë e Universitetit Europian të Tiranës

16/07/2021 15:42

Universiteti Europian i Tiranës ka shpallur tre risi të tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit akademik 2020-2021.

Universiteti Europian i Tiranës zhvilloi të enjten ceremoninë e diplomimit të studentëve të vitit akademik 2020-2021, vit që përkon me 15 vjetorin e themelimit të këtij institucioni polivalent të arsimit të lartë. Pas shkëputjes nga pandemia e COVID-19, UET riktheu këtë vit këtë traditë të kurorëzimit të suksesit, arritjeve e përpjekjeve të studentëve që i kanë besuar të ardhmen UET dhe stafit akademik, me synimin e qartë dhe të vetëm:  për të dhënë dhe arritur më të mirën.

Kjo ceremoni diplomimi ishte një ngjarje e veçantë, sepse shënjoi diplomimin e brezit të parë të diplomave të reja, të programeve të reja që u hapën në vitin akademik 2018- 2019. Në këtë vit, 3 fakulteteve të UET-së, iu shtuan 2 fakultete të reja, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

Në fjalën e tij, presidenti i UET-së Selami Xhepa tha se prej 13 vitesh që UET ka ndarë diplomat e para, më shumë se 15 mijë ekonomistë, juristë, inxhinierë, profesionistë të të gjitha fushave të dijes, kanë zgjedhur të ndërtojnë karrierën e tyre të ardhshme duke u formuar pranë UET. Më tej, Xhepa lançoi projektin e zhvillimit, i cili përfshin partneritetin me Kolegjin Profesional të Tiranës dhe zhvendosjen në kampusin tjetër.

“Jemi duke realizuar edhe një hap tjetër të rëndësishëm, atë të zhvendosjes drejt një kampusi të ri universitar, i cili plotëson nevojat më tëpërshtatshme të zhvillimit institucional. Deri në përfundim të kampusit të ri, Universiteti do të vazhdojë të funksionojë në ambientet e simotrës së vet, Kolegjit Profesional të Tiranës, që bëhet zgjatim i universitetit tonë. Ky partneritet i ri, jo vetëm që rri qëndrueshmërinë tonë të universitetit, por njëherësh zgjeron mundësitë e zgjedhjes së studentëve, pasi portofoli ynë do të përfshijë në këtë mënyrë të gjithë ciklin e studimeve që ndjekin pas shkollës së mesme, nga diplomat e formimit profesional, deri të studimet doktorale, që janë niveli më i lartë i studimeve akademike. Duke u rilokuar në premisa të reja, universiteti ynë, do t’i kontribuojë zgjerimet e jetës sociale të kryeqytetit, duke përçuar vlerat më të mira që ne kemi krijuar ndër vite. Ekosistemi që krijon UET, kudo ku janë vendosur, janë themelore, jo vetëm për suksesin tuaj, por edhe një model për komunitetin ku ne punojmë”, deklaroi Xhepa.

E ndërsa vitet kalojnë dhe UET vulos emrin e tij në historinë e arsimit të lartë shqiptar, dinamizma të reja shfaqen në sfond, bashkë me përkushtimin dhe dëshirën për të qenë gjithmonë të parët dhe për të sjellë sërish e vazhdimisht gjëra të mëdha për Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA