Gjykata ka vendosur të ndryshojë masën e sanitares Tire Alldervishi e cila ishte e përfshirë në skandalin e ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Nga arrest me burg, ajo do ta shlyejë dënimin në shtëpi.
Alldervishi u arrestua pas një denoncimi nga vajza e një pacienteje të infektuar me Covid 19, se kishte marrë një shumë prej 8 milion lekësh për t’u përkujdesur për të.
Vajza e pacientes, që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ kallëzoi në polici Tire Alldervishi, që i kishte marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i premtuar se do të kujdesej për nënën e saj, por në fakt e la edhe pa ngrënë, duke u shtirur si infermiere.
Top Channel ka siguruar dosjen me përgjimet ku ishte e përfshirë edhe Tirja, ku pacientja me COVID i lutet që t’i japë edhe një copë bukë, ndërsa ajo nuk i përgjigjet.
Bashkëpunëtdoret e Tires ishin Mira Bushi, 52 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, Sheqerije Koci, 61 vjeç, lindur në Librazhd dhe banuese në Tiranë, Sidorela Çela, 28 vjeç, lindur në Pogradec dhe banuese në Elbasan dhe Rukije Hoxhaj, 57 vjeç, lindur dhe banuese në Tiranë, sanitare e spitalit universitar ”Shefqet Ndroqi”.
3 infermieret dhe 2 sanitare ne Spitalin ‘’ Shefqet Ndroqi’’,krijuan një skemë të mirëfilltë me qëllimin që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me Covid-19 dhe familjareve te tyre.
Kujtojmë bisedën e datës: 12/12/2020, ku ajo komunikon me Mirën:
Tire Alldervishi: Si të kam. Kam hyr mik dje per ty ke Ana për dhomen 6. Kam bërë gabim apo mir. nëse kam gabuar te kerkoj ndjes.
Tire Alldervishi : Te perqafoj.
Tire Alldervishi : S’flas dot. Më vonë.
Mira: S’ka gjë, ne i ndajm të gjitha.
Mira: Ai ia dha Sheqeres pa u futur tek dera. Ti e di që punojmë bashkë.
Tire Alldervishi: Dëgjova që i keni bërë me dhoma.
Mira: Në fakt, nuk i doja se ta çajnë kokën.
Mira : Po s’ka gje ne kështu punojm.
Tire Alldervishi: Kerkoj ndjesë.
Mira:Të kam zemër. Të puth fort.
Tire Alldervishi: Kafja të bëftë mirë.
Nga biseda e zhvilluar më datë 04/12/2020 mes pacientes L. K. dhe sanitares Tire Alldervishi del që e ndjera i ka kërkuar disa herë ndihmë Tires për ti sjellë ushqim apo për tu kujdesur për të. Nga biseda me Tiren del që ajo ka qenë disa herë edhe pa ngrënë dhe po i kërkonte që ti sillnin ushqim.
Biseda e plotë është si më poshtë vijon:
Tire Alldervishi: Gëzohem të jesh mir.
Liljana: Mos u merzit për Zotin të duam shum.
Tire Alldervishi: Pa merak.
Liljana: Ta honksha m**** hajde nje sekont.
Liljana: O Tire hajde ta honksha m****.
Tire Alldervishi: Atë po pres.
Tire Alldervishi: Mgjes TEZE.
Tire Alldervishi: Jam në shpi jo në pun..
Liljana: Te du shum hajde pak.
Tire Alldervishi: Jooo.
Liljana: Hajde me vrit me duart tuja dhe ik.
Liljana: treo.
Tire Alldervishi: Shuuuum FLM e dashur😘😘😘.
Liljana: Hsjde pes minuta.
Liljana: Po ku shkove.
Liljana: Po ku je hajde i her tashti ti me the erdha.
Liljana: O tire hajde mjep i cik karikusin e telefonit.
Liljana: Missed voice call.
Liljana: Tire meri te dyja po pate lek e nap dhr bisakor.
Liljana: O tire po me dridhett tupi per buk.
Liljana: Po bie diabeti hade shpdjt..
Liljana: Missed voice call.
Liljana: Tethash me jep icik buk me ike.
Liljana: Hajde se me ra .
Tire Alldervishi: Te rujtZoti.
Liljana: Kur do haj buk.
Liljana: Sa bona isolinen te lutem hajde pak.
Liljana: Otire hade pak te lutem.
Liljana: Pse me tradhtove jam keq.
Liljana: Me kthe prgjigje.
Top Channel