Shërbimet e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Osmëzezë, Berat, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 53 vjeç, banues në Osmëzezë, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën kubikët me fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat u bë arrestimi i shtetases F. D., 33 vjeçe, banuese në Berat, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Top Channel