Air Albania hap flatrat sot nga Kukësi, aeroporti i dytë në Shqipëri!

Çelja e një aeroporti të ri ishte jo vetëm një hap i rëndësishëm drejt decentralizimit të lëvizjes ajrore në Shqipëri, por dhe një pikë e re takimi rajonal për shtetet fqinje si Kosova, Mali i Zi si dhe Maqedonia Veriore. Fluturimet e para drejt Stambollit dhe Zyrihutu çelënsot në datë 15 Korrik 2021, me 120 pasagjerët e parë të cilët u nisën nga Kukësi me Air Albania drejt Zyrihut.

Aktualisht, Air Albania operon me plot 6 fluturime në javë, numër ky i cili pritet të rritet për shkak të kërkesës së madhe të pasagjerëve.

“Jemi shumë entuziastë dhe të nderuar që sot, në ditën e parë të fluturimeve të Air Albania në Kukës, jemi gati të rezervuar plotësisht. Kjo do të thotë që shqiptarët na besojnë jo vetëm sepse e kemi bërë transportin ajror një rrugë më të lehtë, dhe më të shpejtë, por edhe sepse kemi sjellë çmime ekonomike dhe shërbime të shkëlqyera. Jemi krenarë që porta e dytë në qiellin e Shqipërisë u shërben të gjitha territoreve shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi”, tha Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Air Albania, Z. Sinan Dilek.

Një emër që na lidh me botën dhe na bën të ndihemi gjithmonë krenarë, Air Albania ofron shërbime të shkëlqyera me çmime ekonomike për të gjithë pasagjerët e saj. Kjo është dhe arsyeja përse destinacione të reja shtohen vazhdimisht, duke e kthyer atë në krenarinë e shqipërisë, flatrat shqipe që të shpien kudo në botë!

Informacioni mbi biletat ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit për në Zyrih dhe Stamboll, mund të gjendet në faqen zyrtare të Air Albania: airalbania.com.al

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA