Prej tetë vitesh familja Myslimi po përplaset nëpër dyert e gjyqësorit të Vlorës për një pronë e cila nga shtëpi banimi është bërë pallat.
Pronarët e tokës familja Myslymi po enden gjyqeve ashtu siç e shpjegon dhe vetë Fatoshi ndërkohë që pas debatit që ka pasur me gjyqtarin Arqile Basho, Fatoshin dhe vëllanë e tij e kanë thirrur në ambientet e policisë për të sqaruar situatën që ndodhi në ambientet e gjykatës.
“Ti e ke dhënë për herë të dytë këtë, ky gjykatës jep vendime të gabuara ky është ai Arqileja, mos ik e shitur gjyqin, sa lek ke marrë”, ka thënë një prej familjarëve në gjyq.
Ndërkohë jashtë kamerave për TCH gjyqtari Arqile Basho është shprehur se: Gjyqësori është çdo herë i rrezikuar, dhe në këtë rast nuk jam unë që jam i rrezikuar por gjyqësori. Kam mbi 26 vite punë si gjyqtar por ky ishte i pari rast që me ndodh një incident i tillë. Për këtë unë nuk kam bërë kallëzim , por drejtuesi i këtij institucioni ka bërë kallëzim për personat në fjalë.
Top Channel