Një 24-vjeçar, banues në Grudë e Re në Shkodër është arrestuar pasi merrej me prodhimin dhe shitjen e kanabisit

Florjan Gilaj është vënë në pranga, ndërsa janë shpallur në këkrim A. G. dhe K. B., të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lotaj”. Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disamujor. Goditet një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që merrej me prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike. Vihet në pranga njëri prej pjesëtarëve të grupit, shpallen në kërkim dy të tjerë. Sekuestrohet lëndë narkotike dhe tre telefona celularë. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Lotaj”. Pas një pune të mirorganizuar, në përfundim të hetimit disamujor u bë e mundur goditja e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi: F. G., 24 vjeç, banues në Grudë e Re, Shkodër, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. G. dhe K. B., të dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera për një periudhë kohore disamujore, në funksion të procedimit penal, u arrit që të bëhej goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal që ky grup e kishte shtrirë në disa vende të qarkut Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA