Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i ka shprehur ngushëllimet familjeve që kanë humbur pjesëtrarët e tyre si pasojë e motit të keq në Belgjikë, Gjermani apo edhe Holandë.
“I pikëlluar thellë nga humbja tragjike e jetëve pas përmbytjeve tragjike në Berlin, Belgjikë, Gjermani dhe Holandë . Zemra dhe mendja jonë shkon te të prekurit dhe familjet e tyre”, shkruan Xhaçka, në Twitter.
Më e goditura ishte Gjermania Perëndimore me të paktën 30 të vdekur në rajonet Rhine-Westphalia dhe ai fqinjë Rhineland-Palatinate.
Qyteza e Schuld, në jug të Bonn, ishte gjithashtu e dëmtuar rëndë më të paktën katër të vdekur e dhjetëra të humbur pas ngritjes së lumit Ahr, që mori me vete gjashtë shtëpi, ndërsa të tjerë banorë strehoheshin në çatitë e banesave të tyre.
Tetë njerëz dhe dy zjarrfikës u vranë në rajonin Euskirchen gjatë përpjekjeve të shpëtimit, ndërsa rreth 300 ishin dislokuar në vend, duke punuar me autoblinda, helikopterë dhe gomone.
Në Belgjikë katër njerëz janë vrarë nga ujërat e përmbytjeve dhe një vajzë 15-vjeçare është e humbur. Dhjetë shtëpi u shembën në bashkinë e Pepinster të përmbytura nga lumi Vesdre ndërsa banorët e rreth 1,000 shtëpive u evakuan.
“Nuk kemi parë përmbytje të tilla që prej vitit 1998”, tha kryebashkiaku i qytezës belge Chaudefontaine, Daniel Bacquelaine.
Rezidentët e Limburg, në Holandë u evakuan nga përmbytjet e natës, por nuk u raportuan viktima.
Përmbytjet e lumenjve goditën Zvicrën dhe skena të ngjashme shiheshin dhe në Luksemburg. Parashikuesit francezë dhanë sot paralajmërime për stuhi për lindjen e vendit.
Top Channel