Në plazhin e Gjirit të Lalzit shezlonget janë bosh, ndërsa koshat e plehrave plot!

Prej javësh mbetjet urbane në këtë zonë turistike nuk tërhiqen nga asnjë makinë plehrash.

Koshat e mbushur me plehra që ndodhen pranë objekteve akomoduese dhe restoranteve mbajnë larg pushuesit vendas dhe të huaj. E gjitha rruga e Gjirit të Lalzit të ofron këtë pamje. Plehrat e pa mbledhura nga bashkia e Durrësit në të gjithë territorin e Gjirit të Lalzit kanë ngritur landfille ilegale, të cilat kundërmojnë erë. Vija bregdetare e Detit Adriatik në këtë sezon turistik do të presë më pak turistë, mbetjet urbane do të sjellin me pak të ardhura dhe zhvillim ekonomik.

Koshat e mbushur me plehra i gjen ku do, në rrugë, në mesin e pyllit të pishave. Administratorët e bizneseve të gjendur përballë kësaj katastrofe mjedisore, në këtë periudhë janë detyruar t’i asgjësojnë mbetjet duke i vënë flakën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA