Krimi që tronditi ishullin e Greqisë/ Shqiptari vrau 27-vjeçarin për paratë e qirasë. Zbulohet e vërteta e errët pas vrasjes

15/07/2021 21:23

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 27-vjecarit me origjinë shqiptare në ishullin Mikonos të Greqisë pas një përleshje me një grup bashkëatdhetarësh.

Mediat greke bëjnë me dije se sherri nisi për pagesën e qirasë që i takonte të paguante  për shtëpinë që ndanin në Mikonos.

29-vjeçari shqiptar, i cili së bashku me katër shokë goditën me thikë dhe rrahën për vdekje bashkatdhetarin e tyre 27-vjeçar të hënën (12 korrik) në Agios Fanourios kanë jetuar së bashku që nga fillimi i qershorit në një shtëpi.

29-vjeçari u largua nga shtëpia në fillim të korrikut, por grindjet mes tij dhe viktimës vazhduan. Një ditë para vrasjes, dy shqiptarët ishin takuar. 29-vjeçarin jo vetëm që nuk pranoi propozimet e viktimës që i mori jetën disa orë më vonë, por gjithashtu i mori celularin dhe 100 euro.

Pas kësaj, miqtë e tyre të përbashkët caktuan një pikë takimi që mosmarrëveshjet të zgjidheshin me dialog, por gjithçka përfundoi në vrasje.

Ata nxorën thika dhe shkopinj e filluan të godisnin 27-vjeçarin, të cilin e lanë në tokë të mbuluar me gjak. Viktima u godit një herë me thikë në gjoks, ndërsa kishte marrë disa goditje në kokë.

Pas hetimeve, policia ka vënë në pranga autorët  (22, 22, 27 dhe 29 vjeç) të cilët qëndronin në Mikonos, ndërsa miku i pestë (22 vjeç) qëndronte në portin e Rafinës.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe konfiskuan: një thikë me një gjatësi totale prej 21 cm, dy sende metalike, tre sende druri dhe një mjet ndërtimi metalik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA