“Gjykatësi na hoqi pronën”/ Incident në gjykatën e Vlorës. Qytetarët përplasen me gjyqtarin
15/07/2021 19:37
Ky është një moment nga dhënia e një vendimi për çështje pronash në Vlorë.
Personat që kanë bërë ankesë nuk janë dakord me vendimin dhe kanë filmuar të gjithë momentin kur mes tyre dhe gjykatësit ndodh një incident.
Këta janë pjesëtarët e familjes Myslymi në Vlorë që prej 8 vitesh ndodhen në gjyqe. Ata janë thirrur në polici për këtë incident. Ndërsa tregojnë se përse ishin aq të revoltuar.
Gjyqtari Arqile Basho i tha Top Channel se gjyqësori është çdo herë i rrezikuar dhe se ne 26 vite punë si gjyqtar ky ishte i pari rast që ndodh një incident i tillë. Ai vetë thotë se nuk ka bërë kallëzim, por kanë qenë drejtuesit e institucionit që kanë kallëzuar personat e përfshirë në incident.
Top Channel