Videot në “Tik-Tok”/ “Gjeni ekspert IT për të verifikuar kush i publikoi videot”. Zbardhet vendimi për Enkelda Kapedanin, detyrat që KLGJ i lë ILD-së

14/07/2021 11:57

Është zbardhur sot nga Këshilli i Lartë Gjyqësor vendimi i pezullimit nga detyra të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Në vendim thuhet se KLGJ i lë disa detyra Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që të caktojë një ekspert IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjetin “Tik Tok”.

Gjithashtu, KLGJ i kërkon ILD që të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon.

Dhe e fundit, por jo më pak e çuditshme është ajo që KLGJ i cakton ILD është dokumentimi i tekstit të këngëve, që shoqërojnë në sfond imazhin e magjistrates, në videon e publikuara në rrjetin e saj të “Tik Tok”.

https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2021/07/V-E-N-D-I-M-Nr.-240-date-07.06.2021-PER-PEZULLIMIN-NGA-DETYRA-TE-MAGJISTRATES-…-DHE-KRYERJEN-E-HETIMEVE-TE-METEJSHME-PER-SHKELJEN-DISIPLINORE.pdf

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA