Rreth 25 mijë maturantë po përgatiten të aplikojnë në 39 universitet publike dhe private në vend. Po çfarë procedurash kryhen këtë periudhë dhe kur nisin aplikimet?
Arjan Xhelaj, U-Albania: Këtë periudhë deri në 28 korrik maturantët logohen me ID e maturës dhe atë personale. Shkarkojnë mandate pagesën nga portali U-Albania, të cilën shkojnë e paguajnë pranë një bankë apo në postë. Pasi paguajnë drejtohen në shkollë ku kanë studiuar ku nga mësuesi apo mbikqyrësi i maturës, çertifikohen në proces që është personi që do të aplikojë në portalin U-Albania.
Nga data 29 korrik e deri në 3 gusht maturantët do të aplikojnë për universitet. Pra janë 6 ditë gjithsej. Është një kohë e mjaftueshme, ku maturantët mund të hyjnë në çdo kohë, të bëjnë aplikimin. Aplikimin mund ta mbyllin duke vënë kodin e aplikimit në fund, pasi kanë hedhur 10 preferencat.
Ose mund të hedhin një pjesë të preferencave dhe pastaj një ditë tjetër logohen dhe mbyllin procesi. Duhet patur parasysh që aplikimi mbyllet vetëm pasi ke bërë konfirmimin me kodin e aplikimit, që e bën procesin më të sigurt.
Edhe këtë herë janë 10 preferenca gjithsej. Maturantët do të gjejnë informacion të bollshëm në portalin UAlbania. Të shikojnë me kujdes kriteret e pranimit. Të kemi parasysh që një maturant me mesatare 8.5, nuk mund të pretendojë mjekësi, kur dihet që kjo degë kërkon mesatare shumë të lartë.
Janë gjithsej 560 programe studimi në 39 universitetet publike dhe private.
Praktika na ka treguar që në fund të procesit asnjë maturant nuk mbetet pa mundësi shkollimi.
Juli Ristani
Top Channel