Shqiptari i kombëtares italiane/ Petrit Malaj bindi Chiesa-n të përshëndeste shqiptarët

14/07/2021 15:32

Shpallja e Italisë kampione Evrope në“Euro2020” ka gëzuar një pjesë të madhe të shqiptarëve në Shqipëri, tifozë të axurrëve, por një pjesë Shqipëri ka qenë pikërisht brenda stafit “Axurr” që befasoi të gjithë Evropën me paraqitjen në këtë Europian.

Petrit Malaj prej rreth 20 vitesh është pjesë e kompanisë Soges që menaxhon akomodimin restorantin barin dhe gjithçka të kombëtares Axurre. Në një intervistë për Top Channel ai tregon këtë aventurë.

 “Emocion shumë i madh në autobus ku mijëra tifozë nuk na linin që të ecnim. Mu kujtua vetja ku isha e ku jam si emigrant pasi të gjithë emigrantët kemi të njëjtën histori. Për këtë i kërkova Chiesës një përshëndetje për të gjithë ne”, tha  Petrit Malaj, staf i kombëtare së Italisë.

Petriti tregon se edhe trajneri Mancini ishte shumë i kënaqur nga mbështetësit shqiptar.

 “Kam folur shumë me misterin edhe gjatë europianit i pata treguar festën që bëhej në sheshin Skënderbej dhe ai ishte shumë i kënaqur”, tha Petrit Malaj, staf i kombëtare së Italisë

Pra edhe ju e ndjeni veten një kampion Evrope?

 “Po sigurisht që e ndjej sepse jam pasi kam edhe unë një kontribut sado minimal në këtë kombëtare sepse isha me ta kudo e kam punuar për ta”, tha Petrit Malaj, staf i kombëtare së Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA