Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor e lojëra fati në lokale/ 2 të arrestuar në Elbasan, 2 të tjerë nën hetim

14/07/2021 12:24

2 persona janë identifikuar duke organizuar lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, në lokalin që zotërojnë në Elbasan.

Policia ka arrestuar 41-vjeçarin me iniciale F.D. dhe 58-vjeçarin me iniciale K.Z. dhe ka sekuestruar 2 celularët, ku kishte faqe bastesh sportive.

Ndërkohë, policia rrugore ka arrestuar 38-vjeçarin me iniciale S.S. pasi po lëvizte me motorr në Cërrik, pa u pajisur me patentë.

27-vjeçari me iniciale M.B. goditi dy automjete të parkuara, pasi po drejtonte “Benz-in” në gjendje të dehur. Pas arrestimit, ai do të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan proceduan penalisht shtetasit:

F. D., 41 vjeç dhe K. Z., 58 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokaleve në pronësi të tyre u konstatua se ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare me faqe të hapura për baste sportive.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:
S. S., 38 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi;

M. B., 27 vjeç, banues në fshatin Babje, Librazhd, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka goditur nga mbrapa dy mjete të parkuara.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA