Ankaraja hedh poshtë bashkëpunimin trepalësh të mbrojtjes, akuzon Greqinë për shkelje të hapësirës ajrore mbi Egje 17 persona kanë humbur jetën, pas shembjes së një hoteli në qytetin lindor kinez të Suzhou.
Pas 36 orësh operacionesh kërkimi, ekipet e shpëtimit gjetën 23 njerëz nën rrënoja, gjashtë prej të cilëve u gjetën të gjallë.
Një hetim paraprak zbuloi se shembja ishte shkaktuar nga pronari që ndryshoi strukturën e ndërtesës, sipas Global Times.
Ndërtesa thuhet se ka pësuar rinovime të shpeshta në vitet e fundit.
“Ndërtesa dikur kishte vetëm tre kate, por me kalimin e viteve ata kanë shtuar kate shtesë“, i tha një banor degës së lajmeve Red Star News.
Qeveria Provinciale Jiangsu paralajmëroi se personat përgjegjës do të përballen me akuza penale. Hoteli u shemb të hënën pasdite, rreth orës 15:33 me kohën lokale. Më shumë se 600 punonjës u angazhuan për shpëtimin e personave që ndodheshin në hotel.
Fillimisht besohej të ishin 18 persona në hotelin me 54 dhoma në kohën e shembjes, por më vonë u zbulua se ishin edhe pesë mysafirë të paregjistruar.
Top Channel