Të paktën 8 persona e kanë humbur jetën ndërsa 9 të tjerë raportohen të zhdukur pasi një hotel u shemb të hënën në Kinë.
“Operacioni i shpëtimit ende është në vazhdim”, thanë autoritetet e qeverisë lokale për të përditshmes kineze “Global Times”. Rreth 23 persona thuhet se janë bllokuar nën rrënojat e ndërtesës në rrethin Wujiang të qytetit Suzhou në provincën lindore Jiangsu.
Një ndërtesë ndihmëse e hotelit Siji Kaiyuan, e cila u hap në vitin 2020 me 54 dhoma mysafirësh, u shemb të hënën pasdite. Hoteli kishte rezervimin e plotë kur ndodhi incidenti.
Autoritetet lokale kanë mobilizuar rreth 600 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit për të ndihmuar në përpjekjet e evakuimit ndërsa vinça të mëdhenj janë vendosur në operacionet e shpëtimit duke pastruar mbeturinat.
Top Channel