Kryeministri Edi Rama postimin e mëngjesit të sotëm ia kushtoi bilancit të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes.

Rama thotë se janë 20 mijë fëmijë të lindur në gjysmën e parë të këtij vit që kanë përfituar bonusin, ku familjet marrin 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijë e dytë dhe 120 mijë për fëmijë e tretë.

Postimi

“Mirmëngjes dhe me lajmin e bukur se 20,000 fëmijë të lindur në gjysmën e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, pa dallim nëse kanë lindur në Shqipëri apo jashtë vendit, por të regjistruar në vendin amë, ju uroj një ditë të mbarë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA