Përleshja mes shqiptarëve në Mikonos, 27-vjeçari u vra me thikë në gjoks. Dyshohet se sherri nisi për…

14/07/2021 22:14

Një përleshje e dhunshme që përfundoi me vrasje ndodhi para dy netësh në Mikonos.

Një grup shqiptarësh u përfshinë në sherr dhe mbeti i vdekur 27-vjeçari pas goditjes me thikë në gjoks.

Sipas medieve greke, 27-vjeçari punonte në ndërtim dhe ndodhej që prej muajit shkurt në Greqi pa dokumente. Deri tani janë kryer tre arrestime ndërsa dyshohet se motivi i vrasjes të jetë për mosmarrëveshje financiare.

Autoritetet greke vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA