Një 31-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi ofendoi motrën e tij dhe shkatërroi disa pajisje në qendrën e saj estetike.
Autori O. D., 31 vjeç është përfshirë në konflikt me motrën e tij K. D., 28 vjeçe.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij, shtetases K. D., 28 vjeçe, dhe ka shkatërruar disa pajisje në qendrën e saj estetike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”, shkruan policia.
Njoftimi i plotë:
Divjakë/ Mbante armë të ftohtë me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Lushnjë/ Ushtroi dhunë ndaj motrës së tij, bie në pranga 31-vjeçari. *Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë që patrullojnë në plazhin e Divjakës, me një armë të ftohtë (thikë), të cilën e mbante me vete në brez. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij, shtetases K. D., 28 vjeçe, dhe ka shkatërruar disa pajisje në qendrën e saj estetike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Top Channel