Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj.

Gjyqtarja, nuk e kaloi vettingun, pasi u konstatuan një sërë problemesh në kriterin e pasurisë, ndërkohë që kishte ankimuar vendimin e saj në KPA.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.52/2019, datë 22.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj), kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj).
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 14.07.2021”, njofton KPA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA