Ndërtime pa leje dhe drejtim i mjeteve jashtë rregullave, 4 të arrestuar në Dibër

14/07/2021 10:37
Foto ilustruese

4 persona janë arrestuar gjatë 12 orëve të fundit në Dibër dhe po hetohen për vepra të ndryshme penale.

Shtetasi me iniciale F.K. u kap duke ndërtuar një objekt biznesi, pa lejen e organeve përkatëse. 35-vjeçari do të hetohet për veprën penale të ndërtimt të paligjshëm.

Po ashtu ka nisur hetimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit me iniciale H.M., që po kryente punime pa marrë më parë leje.

Ndërkohë, policia rrugore vazhdon kontrollet për respektimin e rregullave të qarkkullimit rrugor. Si rrjedhojë janë arrestuar 3 shoferë:
F. Z., 38 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër.
A. R., 25 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar mjetin kamionçinë pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi;
G. M., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Postës së Policisë Klos gjatë kontrollit të territorit kanë konstatuar shtetasin F. K., në pronë publike duke ndërtuar një objekt për qëllime biznesi, pa lejen e organeve përkatëse.
Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të objektit në ndërtim, shtetasit F. K., 35 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Po në vijim të kontrollit të territorit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. M., pasi u konstatua duke kryer punime pa lejen e organeve përkatëse.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F. Z., 38 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër.
A. R., 25 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar mjetin kamionçinë pa dokumentacion dhe pa leje drejtimi;
G. M., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar motoçikletën pa targa dhe pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel