Modelja flet hapur për ‘betejën e brendshme’, çka fshihet pas fotove seksi në bikini (fotot)

14/07/2021 19:38

Modelja e rrjeteve sociale dhe atyre me pagesë Lissa Aires, ka folur së fundi me guxim për betejën e brendshme të fshehur prapa imazhit të shkëlqyeshëm të rrjeteve sociale, duke i treguar fansave të saj se vuan nga depresioni.

Lissa, e njohur për fotot në bikini ose thuajse të zhveshura, tregon se beteja e vështirë e shëndetit mendor nuk mund të kuptohet mes imazheve të kuruara në rrjetet sociale.

30-vjeçarja postonte së fundmi disa foto ku dukej e buzëqeshur në pozat në bikini pranë pishinës.

Më pas ajo shkruante për 2.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram: “E gjej veten në një betejë të brendshme për të qene introverte apo ekstroverte gjatë gjithë kohës, për të publikuar veten time apo për ta mbajtur private.”

“Por postimet vetëm në kohë të mira, nuk janë interpretimi i vërtetë i mënyrës sesi është ndërtuar jeta”.

Lissa vazhdonte më tej: “Javën e kaluar nuk kam qenë mirë, isha në depresion dhe nuk e di përse qëndrova tre ditë duke qarë në krevat, pa dashur të bëj diçka tjetër apo t’i flas ndokujt”.

“Jam duke ndryshuar jetën time dhe nuk e di çfarë dreqin do të bëj, por do t’ju them diçka, fola me njerëzit e mi dhe ua thashë me zë të lartë, dhe kjo më bëri të ndjehem shumë më mirë”.

Ajo shtonte: “Ende nuk e kam zbuluar saktësisht por kam besim te procesi. Për të gjithë ata që e lexojnë këtë dhe zgjohen duke mos u ndjerë mirë, dua t’u them se është normale të mos ndjehesh mirë, është normale të jesh në depresion, por gjithçka do të bëhet më mirë. Zoti ju bekoftë, do të sjell përmbajtje të reja kësaj jave”.

Postimimi saj kishte marrë më shumë se 31,000 pëlqime dhe shumë mesazhe mbështetjeje nga fansat.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA