I dënuar me mbi 5 vite burg, pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 24-vjeçari

14/07/2021 09:33
Foto ilustruese

Eralind Pirraçi është arrestuar sot, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg pasi po ndihmonte 8 emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një 24-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafë Plloça”, i finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë më datë 03.03.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Eralind Pirraçi, 24 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas, më datë 03.03.2020, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë (të arrestuar në kuadër të këtij operacioni), janë kapur duke transportuar me një mjet tip “Volkswagen” dhe një mjet tip “Benz”, 8 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 300-350 euro, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.
Shtetasi Eralind Pirraçi i dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtjeshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA