Një dëshmitare dhe se kishte mbetur ‘gojëhapur’ kur pa gruan me tatuazh kryqi të thyer në të pasme, dhe portret të Hitlerit në dorë, në një plazh të Detit të Zi, në Odesa, Ukrainë.
Në fotot e marra dy ditë më parë në plazhin e Odesa shihet gruaja e paemëruar që ecën normalisht me çadrave më rrobabanjo të siperme të kuqe, e cila fotografohet nga plazhistët me kryqin e thyer nazist në të pasmen e djathtë.
Ndërsa një portret i Adolf Hitler shihet në formë tatuazhi në dorën e saj të djathtë.
”Ashtu si dhe të tjerët edhe unë mbeta me gojë hapur kur pashë zgjedhjet e tatuazheve që vajza kishte bërë”, tha dëshmitarja.
Dëshmitarët thonin më tej se gruaja me tatuazhet duhet të largohej nga plazhi pak pas ardhjes, pasi pushuesit e tjerë nisën të shprehnin mos-aprovimin e tyre për imazhet.
Teksa ajo largohej, ndoshta shumë nga pushuesit vrisnin mendjen se çfarë imazhi ajo do të kishte pasur në një tatuazh në mes të këmbëve, që fshihej nga rrobabanjot e saj.
Simbolet naziste apo propaganda e nazizmit janë të ndaluara dhe konsiderohen shkelje kriminale në Ukrainë, të dënueshme me deri në pesë vjet burg.
Policia vendase ende nuk ka komentuar mbi incidentin, këtë e kanë bërë vetëm përdoruesit e rrjeteve sociale.
Muajin e kaluar në Austri një ushtarak neo-Nazist u dënua me burgim kur iu zbulua tatuazhi i kryqit të thyer në testikuj.
Top Channel