Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, nga 4136 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me coronavirus 8 qytetarë.
Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv, ndërsa janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 8
Të shëruar në 24 orë 6
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4136
Testime totale 843,439
Raste pozitive 132,616
Raste të shëruara 130,059
Raste Aktive 101
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 43
Elbasan 11
Fier 10
Vlorë 10
Korçë 8
Shkodër 6
Lezhë 5
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 2
Top Channel