55-vjeçari bie nga kantieri i ndërtimit, shoqërohet me urgjencë në spital
14/07/2021 18:44
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Marikaj, të Vorës. Policia bën me dije se një 55-vjeçar duke punuar në një kantier ndërtimi dyshohet se ka rënë nga lartësia. Ai është shoqëruar në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
“Më datë 14.07.2021, rreth orës 17:55, në Marikaj, Vorë, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi D. Q., 55 vjeç, i cili ndodhet në siptal, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel