Foto ilustruese

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. C., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. A., 52 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u kap nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe me një leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. K., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. S.(Xh)., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ndalimin e shtetasit D. K., 33 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. B., 50 vjeç dhe N. Ç., 48 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

K. L., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

O. S., 34 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka aksidentuar shtetasen Z. Xh., 73 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA