Pilotit të ‘Formula 1’ i grabisin orën €50 000 gjatë finales së Euro 2020 në Wembley (fotot)

13/07/2021 17:41

Piloti i skuadrës McLaren në kampionatin e Formula 1, Lando Norris ka humbur orën e tij €50 000 euro ne nje grabitje, teksa ishte në stadiumin e Wembley për të parë përballjen e Anglisë me Italinë për finalen e futbollit Euro 2020.

Norris thotë se ishte me fat që arriti të gjente biletë, por teksa Anglia humbi trofeun e shumëpritur, turmat e tifozëve u bënë të rrëmujshme dhe sportisti u kthye në objektiv të hajdutëve teksa dilte nga stadiumi.

Eventi kishte nisur me probleme edhe para ndeshjes teksa disa spektatorë tentonin të hynin me forcë në stadium, disa prej të cilëve ia arritën ta bënin.

Piloti 21-vjeçar tregon se kur kishte arritur te makina e tij sportive McLaren GT e cila kushton €200 000, u rrethua nga disa tifozë ose grabitës që e mbajtën nga krahët dhe një prej tyre i mori orën prototip ‘Richard Mille’ që kishte në dorë.

Norris kishte postuar në llogarinë e tij në Instagram foto nga finalja, por nuk përmendte incidentin e shëmtuar të pas-ndeshjes.

Një dëshmitar tha për të për të përditshmen vendase The Sun: “Lando u mbajt nga krahët ndërsa një tjetër shumë shpejt i hoqi orën nga dora. Lando dukej shumë i tronditur. Nuk kishte fare siguri në stadium gjithë mbrëmjen”.

Norris nuk ka komentuar ende mbi incidentin por skuadra e tij e garimit McLaren, tha se piloti nuk ishte lënduar por ishte “natyrisht i tronditur.

FOTO GALERI
1/7
Piloti i skuadrës McLaren në kampionatin e Formula 1, Lando Norris ka humbur orën e tij €50 000 euro ne nje grabitje, teksa ishte në stadiumin e Wembley

Top Channel