Momentet e tmerrit kur gratë bien nga këputja e lisharësit buzë greminës, mbijetojnë në 2000m lartësi (fotot)

13/07/2021 16:06

Këto janë momentet e tmerrit kur një lisharëse e rrezikshme buzë një gremine në Rusi, këputet duke lëshuar jashtë vetes dy vajzat që po lëkundeshin në të.

Dyshja po zbaviteshin në lisharësin më shumë se 2000 metra të lartë në Kenionin Sulak në Dagestan, kur kabulli që e mbante u këput, sipas raportimeve.

Për fat dy vajzat ranë në një plartformë poshtë buzës së humnerës, çka i shpëtoi ato nga vdekja e sigurtë.

Por përveç tronditjes, dy ruset e reja pësuan vetëm disa gërvishtje.

Policia tha se ka nisur një hetim për sigurinë e mjetit dhe të tjerave të ngjashme me të, “në vendet e thella të kenionit”.

“Vajzat pësuan disa gërvishtje, por asnjë prej tyre nuk pësoi plagë të rënda”, thanë autoritetet për të përditshmen  Komsomolskaya Pravda.

“Është e tmerrshme të mendosh se kanë rrëshkitur kur lisharësi ishte në lartësinë maksimale”, shtoi burimi.

Sulak është më i thellë se Kenioni i Madh në SHBA, dhe përshkruhet si më i thelli në Evropë.

Ministria e turizmit në Dagestan tha se lisharësi “nuk plotësonte standardet e sigurisë”.

Megjithatë lisharëse të tilla janë mjaft të preferuara nga turistët në Dagestan, që është rajoni përballë detit Kaspik.

FOTO GALERI
1/6
Dyshja po zbaviteshin në lisharësin më shumë se 2000 metra të lartë në Kenionin Sulak në Dagestan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA