Me “Dragon Boat” në Drin/ Promovimi i këtij sporti në Lezhë dhe gara mes shkollave

13/07/2021 20:09

Lumi Drin në qytetin e Lezhës merr një pamje shumë të bukur kur në të zhvillohen shëtitje me “Dragon Boat”.

Ata të cilët sot u bënë pjesë e shëtitjes në lumin Drin ishin nxënës të shkollave të qytetit të cilët nuk ngurruan që të provonin një eksperiencë ndryshe.

Për specialistin e sporteve në Bashkinë e Lezhës, Altin Përgjegji, qëllimi kryesor është promovimi i këtij sporti dhe zhvillimi i garave ndërmjet shkollave në Lezhë.

Shëtitje por edhe garat po tërheqin në Lezhë vëmendjen e të gjithëve për ta provuar adrenalinën që të jep ky sport.

 

Top Channel