McGregor pas operacionit: Poirier nuk bëri asgjë për të fituar

13/07/2021 21:47

Përballja kryesore e mbrëmjes së UFC 264 në Las Vegas përfundoi me një frakturë të rëndë të Conor McGregor që në raundin e parë, teksa Poirier mori fitoren e dytë radhazi kundër luftëtarit irlandez.

32-vjeçari i është nënshtruar tashmë një ndërhyrjeje kirurgjikale, që për fatin e mirë të McGregor ka përfunduar me sukses. Djaloshi nga Dublini nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar përfundimin me sukses të operacionit, duke informuar fansat dhe të apasionuarit pas arteve marciale të përziera që do të qëndrojë për 6 javë me paterica e më pas do të nisë dalëngadalë fazën e rikuperimit, për t’u rikthyer sa më shpejt në Oktagon.

Një personazh si McGregor nuk mund të mos krijonte polemika sërish, edhe pse sapo kish dalë nga një ndërhyrje kirurgjikale, duke iu drejtuar në vetë të parë Dustin Poirierit dhe duke i thënë se kjo nuk ishte një fitore e ligjshme dhe se amerikani nuk bëri asgjë për ta merituar suksesin në mbrëmjen e së shtunës në Las Vegas. “Në raundin e dytë do ta shikojë se çdo të ndodhte” e mbylli postimin e tij McGregor, i cili e nisi mirë raundin e parë, por më pas u dominua nga Poirieri derisa frakturoi kërcirin e këmbës se majtë. Për Connor kjo ishte humbja e 3-t në 4 sfidat e fundit në UFC.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA