Marko Kepi, i riu shqiptaro-amerikan i cili njihet si njeriu që mblodhi mbi 1 milionë dollarë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri është duke u hetuar për manipulim votash në New York.
Gazeta New York Post shkruan se Bordi i Zgjedhjeve të qytetit i ka kërkuar departamentit të Drejtësisë të SH.B.A.-së dhe zyrës së prokurorit të përgjithshëm për të hetuar nëse kandidati Marko Kepi zhvilloi apo jo, një operacion të paligjshëm të mbledhjes së votave dhe falsifikimit në muajin e fundit – duke regjistruar kështu edhe qytetarë që kishin vdekur për të votuar për të, për një vend në Këshillin e Metropolit në Staten Island.
Me shumë fletëvotime që mungojnë, Kepi, ndjek David Carr me më pak se 200 vota për linjën Republikane në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit për të zëvendësuar këshilltarin Steven Matteo.
“Gjatë zgjedhjeve të fundit paraprake në New York City, stafi ynë në Richmond County zbuloi disa parregullsi në lidhje me fletët e votimit që mungojnë”, thotë Patel pjesë e bordit të zgjedhjeve.
Bashkangjitur letrave nga bordi u vu në dukje se katër punëtorë të fushatës së Kepi morën dhe dorëzuan 1,050 fletëvotime të munguara për zgjedhjet paraprake – disa prej të cilave dyshohet se kishin shumë parregullsi.
“Lajm pa fakte pa verifikime! Lajm fallso! Te ejten me daten 15 korrik numerohen 330 vota të shqiptarve qe ju mohua e drejta e tyre”, e quan Kepi informacionin në një reagim në rrjetet sociale të Top Channel.
Hetuesit e prokurorit mësynë zyrën e bashkisë në mes të qershorit për të sekuestruar një tufë aplikimesh për votime të papranueshme dhe dokumente të tjerë të paraqitur nga punonjësit e fushatës së Kepi t- si për garën e këshillit ashtu edhe ofertën e dështuar të Kepit në vitin 2020 për vendin e 64-të të Asamblesë së Qarkut.
Top Channel