Kaluan testin e Eses, ja kur do të zhvillohet intervistimi për kandidatët hetues të “FBI shqiptare” (Datat)

13/07/2021 16:48

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka njoftuar se nga data 22 deri më 30 korrik do të zhvillohet intervistimi i kandidatëve të kualifikuar nga Testi i Eses.

Intervistat do të kryhet në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe fillojnë në orën 09.00 për të gjitha datat. Adresa është tek Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë” (Ish-fusha e Aviacionit), Tiranë. Kandidatët do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e në listën emërore.

Kandidatët në intervistë duhet të jenë të pajisur me maska për tu mbrojtur ndaj pasojave të infeksionit COVID – 19.

Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar intervista do zhvillohet, si më poshtë:

-Në datën 22.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 01 deri në numrin rendor 20;

-Në datën 23.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 21 deri në numrin rendor 41;

-Në datën 24.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 42 deri në numrin rendor 61;

-Në datën 26.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 62 deri në numrin rendor 81;

-Në datën 27.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 82 deri në numrin rendor 101;

-Në datën 28.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 102 deri në numrin rendor 121;

-Në datën 29.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 122 deri në numrin rendor 141;

-Në datën 30.07.2021 do të paraqiten për intervistë kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 142 deri në numrin rendor 163.

Top Channel